Mesfushori Kevin Princ Boateng është një futbollistë i ri i Barcelonës. ‘Katalunasit’ përmes faqes së tyre zyrtare njoftuan për marrjen në huazim të ganezit 31-vjeçar nga rradhët e Sasuolos.
Barcelona do të paguajë 2 milion euro, ndërsa në marrëveshjen mes klubeve ekziston edhe një klazuolë, sipas së cilës skuadra kampione e Spanjës për të blerë kartonin e Boateng do të duhet të paguajë edhe 8 milion euro të tjera.
Prezantimi i futbollistit para mediave do të bëhet gjatë ditës së nesërme, ndërsa më 27 janar pritet edhe debutimi i tij në ndeshjen ndaj Gironas.
Paraprakisht Barcelona do të luaj edhe për Kupë kundër Seviljës, mirëpo në atë ndeshje është vështirë për tu besuar nëse do të luante edhe Boateng.
Boateng këtë sezon me Sasuolon ka zhvilluar 13 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 4 gola, ndërsa numëron dhe dy ndeshje e një gol të shënuar në kupë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me skuadra të njohura si Milan, Borusia Dortmund, Shalke 04, Totenham, etj.
⚠️ All the details about the new @FCBarcelona player @KPBofficial
⚽️ #EnjoyPrince 🔵🔴https://t.co/sKC2y1Evxw— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 21, 2019