Agjenti i Moratës ndodhet në Madrid për bisedime finale

Agjenti i Alvaro Moratës, Huanma Lopez ndodhet në ‘Wanda Metropolitano’ për të finalizuar transferimin e sulmuesit te Atletiko Madridi, shkruan ‘Marca’, përcjellë ‘infOSport.mk’.

Sulmuesi spanjoll i Çelzit do të veshë fanellën e ‘jorganxhinjëve’ deri me 30 qershor të këtij viti. Diego Simeone e dëshiron Moratën në skuadër, për shkak problemeve në sulm dhe dëmtimit të Diego Kosta.

Para se të siguronin shërbimet e Moratës, ‘jorganxhinjët’ duhet të lirohen nga njëri prej sulmuesve si Zhelson Martinsh dhe Nikolla Kaliniç, për të mos kaluar buxhetin e pagave prej 293 milion euro.

 

Leave a Reply