Ish futbollisti i FC Shkupit, Sedat Berisha prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Dritës së Gjilanit, njofton ‘infOSport.mk’.
Mbrojtësi shkupjan te skuadra kampione e Kosovës pritet të prezantohet gjatë ditës së nesërme, ndërsa te Drita do të rigjejë Ardian Nuhiun, me të cilin ishin bashkë te FC Shkupi.
Nuhiu te Drita luan rolin e ndihmësit të kryetrajnerit Shpëtim Duro, ish trajnerit të Shkëndijës.
Berisha stinorin vjeshtorë e kaloi te Tirana, tek të cilët u transferua gjatë verës, ndërsa pas 6 muajve prishi kontratën me 24 herë kampionët e Shqipërisë.