Real Madrid ka kohë që po e kërkon Eden Hazardin, andaj shpreson ta mbyll transferimin e tij në verë.
‘Mbretërit’ me në krye Florentino Perez janë të gatshëm t’i ofrojnë Çelzit 100 milionë euro, pasi kontrata e belgut skadon në vitin 2020.
Megjithatë ‘blutë’ e Londrës për shërbimet e belgut kërkojnë plotë 120 milionë euro, teksa ‘madrilenët’ nuk kanë ndërmend të paguajnë një shifër më të madhe se 100 milionë euro.
Mirëpo duke pasur parasysh se ky mund të jetë shansi i fundit që Çelzi të përfitojë një shumë të madhe, ndoshta kjo shifër mund të jetë e mjaftueshme që drejtuesit e skuadrës nga ‘Stemford Brixh’ të pranojnë ofertën e Real Madridit.