Pas Agim Ibraimit, Shkëndija gjatë ditës së sotme ka shpërthyer edhe një bombë tjetër, duke sjellë në rradhët e veta mesfushorin difenziv, Zeni Husmani.
28 vjeçari dhe kryesia kanë gjetur akord për bashkëpunim dhe gostivarasi ka hedhur firmën në kontratën që e mban kuqezi deri verën e vitit 2021.
Bëhet fjalë për futbollist cilësorë me mjaft eksperiencë, me drejtuesit e klubit që kanë shfrytëzuar situatën e tij me klubet paraprake duke e afruar në skuadër. Ditëve në vijim pritet zgjidhja e disa barrierave administrative.
Husmani sezonin aktual e nisi me Domzalen në Slloveni para se të kalonte në Turqi te Giresunspor.
Ndryshe Zeni Husmani ka lindur në Çegran të Gostivarit dhe në moshë shumë të re është transferuar në Kroaci. Si profesionist u promovua te skuadra e Shibenik-ut, para se të kalonte në Slloveni ku për shtatë sezone ishte pjesë e Domzhales.
Është paraqitur me përfaqësuesen e re të Maqedonisë, ndërsa Shkëndija e sjell për herë të parë të luajë në futbollin vendor.
Pas Agim Ibraimit, Zeni Husmani bëhet afrimi i dytë i Shkëndijës në merkaton e janarit.