Napoli bëri detyrën në “San Paolo”, duke mundur Lacion me rezultatin 2:1. Kajehon dhe Milik shënuan për skuadrën e Ançelotit, ndërsa golin e vetëm për skuadrën nga ‘Olimpiko’ e realizoi Çiro Imobile.
Lacio mund të kishe marrë më shumë nga ky takim, por kartoni i kuq i Açerbit në minutën e 68-të e bëri të pafuqishme skuadrën e Thomas Strakoshës, i cili luajti sërish për 90-të minutua të plota.
Me këtë disfatë Lacio minimizon shanset e saj për pozitat që sigurojnë Ligën e Kampionëve, pasi lufta për vendin e katërt do të jetë e zjarrtë , ku krahas Lacios po luftojnë edhe Roma, Milani, Atalanta dhe Sampdoria.