Ersin Fetahi prej sot edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Renovës, njofton ‘infOSport.mk’. Futbollisti 22-vjeçar ditë më parë u largua nga Shkëndija, mirëpo ai mbetet sërish në Tetovë, kësaj rradhe duke veshur fanellën me ngjyrat ‘bardhekaltër’.
Fetahi tashmë disa ditë me rradhë po stërvitej me ekipin nga Xhepçishti, ndërsa me 16 janar ai bëri edhe debutimin e tij me fanellën ‘bardhekaltër’ pikërisht në ndeshjen ndaj Shkëndijës.
Fetahi pjesë e Shkëndijës ishte që nga viti 2015-të, mirëpo për shkak konkurrencës së madhe te skuadra ‘kuqezi’ ai në pjesën më të madhe huazohej nëpër skuadra të ndryshme, si Makedonija Gj.P., Vëllazërimi, ndërsa së fundmi luajti me ekipin e Gostivarit në Ligën e Dytë – Perëndim.
Fetahi me Renovën ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, duke u bërë kështu përforcimi i pestë i ‘gjipspunuesve’, pas Ermedin Adem, Bojan Miovskit, Burhan Mustafovit dhe Emanuel Mbellas.