FC Shkupi ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë kontrolluese në Antalia të Turqisë kundër skuadrës iraniane të Sepahan, njofton ‘infOSport.mk’.
Skuadra nga Çairi u mund me rezultatin 1:3, ndërsa iranianët kaluan në epërsi vetëm pas 5 minutave lojë me anë të Qeirosh Stanley.
I njëjti futbollistë në minutën e 22-të mjaft mirë dribloi mbrojtjen e ‘bardhekaltërve’ nga ana e djathtë dhe nga një kënd i vdekur edhe për herë të dytë mposhti portierin Igor Aleksovski për 2:0.
Nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta më pas, Viktor Angellov shënoi një gol mjaft të bukur për zbutje të rezultatit në 2:1, teksa golin e tretë për skuadrën kampione të vjeshtës në elitën e futbollit iraninian, Sepahan, e realizoi Ezatolah Poorghaz në minutën e 60-të.
Skuadra e Shkupit ndeshjen e radhës kontrolluese do ta zhvillojë të mërkurën, kur përballë do të ketë skuadrën rumune FC Politehnika Lasi.