Agim Ibraimi sezonin e ri pritet të luaj me Shkëndijën, klubin e tij të parë ku kishte bërë hapat e parë me futbollin. Ai është parë duke hyrë edhe në zyrat e klubit tetovarë, ku pritet që edhe zyrtarisht të nënshkruajë kontratën e re me skuadrën e tij të zemrës.
Jo zyrtarisht ‘infOSport.mk’ mëson se Ibraimi me Shkëndijën do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me opcion vazhdimi, ndërsa paga e tij mujore pritet të kap vlerën e 10 mijë eurove, plus bonuse.
Shkëndija që disa vite me rradhë tentonte të rikthente Ibraimin në Tetovë, pas një karrierë të bujshme jashtë vendit, ku famën më të madhe përfitoi me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme me fanellën e Mariborit, me të cilën skuadër për plotë 4 herë ishte shpallur kampion, ndërsa në dy raste kishte fituar edhe Kupën e Sllovenisë.
Ibraimi nga Shkëndija ishte larguar shtatorin e vitit 2006, kur si 18-vjeçar ishte transferuar te skuadra austriake e Red Bull Salzburg, që më pas përveç Mariborit, të veshë edhe fanellën e skuadrave si, Olimpija, Eskishehirspor, Nafta, Kaljari, Astana dhe së fundmi, Domzhale.