Vardari kontrollueset në Turqi i nisi me disfatë

Skuadra nënkampione e vjeshtës, Vardari, ndeshjet e saj kontrolluese në Alania të Turqisë i ka nisur me disfatë, pasi u mund nga skuadra kazake e Irtish Pavlodar me rezultatin 1:2, njofton ‘infOSport.mk’. Që të tre golat e këtij takimi u shënuan gjatë pjesës së dytë, ndërsa golin e vetëm për ‘kuqezinjtë’ nga Shkupi e realizoi Vladica Brdarovski nga pika e bardhë.

Te Vardari në këtë ndeshje u paraqitën edhe dy talentët shqiptarë, kumanovari Fitor Rexhepi dhe sulmuesi shkupjan, Xhemal Ibishi, që luajtën në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë luajtën plotë 11 futbollistë të rinj, në mesin e të cilëve edhe autori i golit në minutën e 64-të.

Ndeshjen e rradhës në tokën turke, Vardari do ta zhvillojë me 22 janar kundër skuadrës azere të Sumgait.

Leave a Reply