Jurgen Klop, i ka kundërshtuar lajmet për rikthimin e mundshëm të Filipe Kutinjo te Liverpulli, vetëm një vit pasi ky i fundit e la skuadrën nga ‘Enfilld Roud’ pit për t’u transferuar te Barcelona.
Por kohët e fundit braziliani ka përfunduar në stol duke mos arritur të zërë një vend në formacionin e parë.
Ernesto Valverde, duket se nuk i beson mjaftueshëm Kutinjos për t’i dhënë atij më shumë mundësi për ta dëshmuar veten.
Një nga arsyet e Kutinjos është dhe rivaliteti në skuadër teksa në atë pozicion aktivizohet edhe francezi Usmane Dembele.
Por, strategu gjerman i Liverpullit, Jurgen Klop e ka mohuar mundësinë që braziliani të kthehet te ish-klubi i tij.
‘Kjo është diçka për të cilën nuk dua të flas. Nuk është një transferim i mundshëm. Nuk kam asgjë për të thënë. Çfarëdo që të them do të hap më shumë spekulime, edhe pse nuk ka asgjë për t’u spekuluar’, – ka thënë Klop.
‘Kutinjo është në Barcelonë dhe unë besoj se ai përshtatet shumë mirë me skuadrën e tij atje. Gjithçka është duke shkuar në rregull’, perfundoi Klop.