Ja cilin numër do të bartë Ibraimi te Shkëndija

Agim Ibraimi tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Pa dyshim është ky një ndër përforcimet më të bujshme të skuadrës tetovare gjatë kësaj merkatoje, mirëpo edhe në përgjithësi vitet e fundit, ku skuadra tetovare po luan një rol të rëndësishëm, ndërsa me braimin në skuadër ata do të tentojnë të bëjnë edhe atë hapin final, një vend për në grupet e Liga Europa, apo Ligës së Kampionëve Europian.

Ibraimi me Shkëndijën ka firmosur kontratë 3-vjeçare, duke ju dhënë fund spekullimeve të ndryshme, që e lidhnin atë edhe me një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite.

30-vjeçari Ibraimi te Shkëndija do të bartë fanellën me numër 10-të, që ishte në pronësi të ish kapitenit, Ferhan Hasani.

Leave a Reply