Agim Ibraimi vishet ‘kuqezi’, prezantohet sot te Shkëndija!

Tashmë si duket gjithçka ka marrë fund rreth të ardhmes së Agim Ibraimit. Futbollisti tetovarë rikthehet në vendlindje pas më shumë se 12-të viteve, ndërsa siç mëson ‘infOSport.mk’, Ibra me Shkëndijën, klubin e tij të zemrës do të firmos kontratë dy vjeçare, me mundësi vazhdimi.

Ai te skuadra tetovare vjen si futbollistë i lirë, pasi nuk pranoi të vazhdonte kontratën me skuadrën e tij të fundit, Domzhale në Slloveni.

Pikërisht në këtë shtet, Ibraimi fitoi emër duke luajtur me ekipin e Mariborit, me të cilën skuadër fitoi 6 tituj, 4 kampion dhe 2 trofe të Kupës së Sllovenisë, aty ku gjithashtu kishte luajtur edhe me skuadrat si Olimpija Ljublana dhe Nafta.


LEXO GJITHASHTU: Shkëndija fiton konkurencën, rikthen Agim Ibraimin në shtëpi!


Mirëpo kjo nuk është e tëra nga karriera e tij e pasur, pasi ai gjithashtu kishte qenë edhe pjesë e ‘Serie A’, duke mbrojtur ngjyrat e Kaljarit, pastaj Red Bull Salzburgut (Austri), Astanas (Kazakistan) dhe Eskishehirspor (Turqi).

Ndryshe për shërbimet e Ibrës interesoheshe edhe skuadra arabe e Al Itihad, që aktualisht udhëhiqet nga strategu kroat, Slaven Biliç, mirëpo si duket kësaj rradhe vendosi dashuria ‘kuqezi’, dashuria për Shkëndijën dhe jo milionat arabe që mund ti merrte me transferimin e tij eventual në Arabinë Saudite, aty ku tashmë luan ish kapiteni i skuadrës tetovare, Ferhan Hasani.

Leave a Reply