Shqiprim Taipi do të firmos me Skenderbeun!

U nda disa ditë më parë me Shkëndijën, ndërsa tani është shumë afër të firmos me Skenderbeun në Shqipëri. Shqiprim Taipi do të jetë mesfushori më i ri i korçarëve me drejtuesit e Skënderbeut që po përpiqen të plotësojnë kërkesat e trajnerit Shehi i cili synon të përforcohet me dy mesfushorë në këtë merkato. Lojtari 21-vjeçar i cili vetëm pak ditë më parë prishi marrëveshjen me Shkëndijën pasi kishte shumë pak hapësira te kuqezinjtë tetovarë ka arritur akordin me Skënderbeun.

Taipi i cili ka lindur në Preshevë në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Shkupit, Turnovos dhe Prishtinës. 21-vjeçari luan si mesfushor qëndre ndërsa mund ta mbulojë mësëmiri edhe rolin e mesfushorit me tipare difensive.

Leave a Reply