Struga Trim Lum nga dita e djeshme startoi me përgatitjet për stinorin pranveror, ku si piksynim kryesor ka titullin kampion në Ligën e Dytë – Perëndim dhe inkuadrimin në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton ‘infOSport.mk’.
Trajneri Jeton Beqiri këto përgatitje i nisi me 4 emra të ri në skuadër, si gardiani Ilçe Petrovski, mbrojtësi Arlind Aliti si dhe dy futbollistët ofenziv Florent Osmani dhe Abdulhadi Jahja. Që të gjithë pritet të jenë pjesë e skuadrës që dëshiron të shkruajë historinë këtë vit, ndërsa që sa më të përgatitur të presin stinorin pranveror, ata tashmë kanë caktuar plotë 7 miqësore.
Ndeshjen e parë skuadra strugane do ta zhvillojë me 28 janar kundër skuadrës kumanovare të Goblen, ndërsa gjatë muajit shkurt ata kanë parashikuar të zhvillojnë plotë 5 takime, edhe atë kundër Renovës, Sileksit, Borecit, Vëllazërimit dhe Teteksit, ndërsa ndeshjen e fundit pritet ta zhvillonë me 2 mars kndër Gostivarit.
Pikërisht kjo ndeshje pritet të jetë edhe testi kryesor para startit të kampionatit me 9 mars, kur Struga Trim Lum si vendas do të mirëpret Labunishtin në derbi ndeshjen e javës së 15-të, që edhe zyrtarisht do të shënojë edhe startin e stinorit pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim.
Ndeshjet miqësore te Struga Trim Lum | |||||||||||||||||||||
|