Ish-mbrojtësi i Bylisit, Mariglen Shoshi do të largohet nga skuadra kosovare e Trepça ’89. Mbrojtësi fierak u transferua në Kosovë gjatë verës së kaluar dhe tashmë po mendon largimin.
Paraqitjet pozitive me skuadrën kosovare kanë bërë që në drejtim të tij të vijnë disa oferta.
Burime të sigurta për ‘Neësport’ bëjnë me dije se Shoshi është pranë marrëveshjes me skuadrën e Pobedës në Maqedoni. Palët kanë gjetur akordin dhe tashmë kanë ngelur për të diskutuar vetëm detajet e fundit.
Për mbrojtësin 31-vjeçar interes kishte shfaqur edhe Bylisi, që kishte nisur tratativat me lojtarin për ta rikthyer sërish në Ballsh, por Shoshi ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit në Maqedoni.
Pikërisht te Bylisi, Shoshi kishte kaluar momentet e tij më të mira të karrierës, ndërsa është kjo hera e tretë që do të luaj jashtë Shqipërisë, duke pasur parasysh se përveç me ekipin e Trepça ’89, ai kishte luajtur edhe me skuadrën e Tre Fiori nga San Marino.