Bopesu largohet nga Rabotniçki vetëm pas 6 muajve

Zhoel Bopesu vetëm pas 6 muajve të kaluara te Rabotniçki i ka dhënë lamtumirën skuadrës shkupjane, te e cila u transferua nga skuadra e Skopjes, njofton ‘infOSport.mk’.

Pikërisht falë paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme me fanellën e Skopjes, ai bindi drejtuesit e Rabotniçkit që të transferojnë verën e vitit të kaluar. Bopesu gjatë stinorit vjeshtorë me ‘romantikët’ zhvilloi të gjitha 18 ndeshjet, mirëpo duke mos realizuar asnjë gol.

Për shërbimet e Bopesu interesohen disa skuadra nga Liga e Parë Futbollistike të Maqedonisë, përfshirë këtu edhe Renovën.

Leave a Reply