Struga Trim Lum huazon një nga futbollistët e talentuar të Shkëndijës!

Struga Trim Lum që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e parë në Ligën e Dytë – Perëndim, pretendon që edhe në fund të sezonit të qëndrojë në këtë pozitë dhe të sigurojë një vend në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton ‘infOSport.mk’.

Mirëpo për të arritur një gjë të tillë, patjetër që duhet edhe përforcime cilësore. Ata deri më tani kanë siguruar shërbimet e sulmuesit të Gostivarit, Florent Osmani, si dhe të gardianit nga Manastiri, Ilçe Petrovski, ndërsa ‘infOSport.mk’, mëson se emër i ri te Struga Trim Lum gjatë 6 muajve të këtij viti do të jetë edhe mbrojtësi i krahut të djathtë të Shkëndijës, Arlind Aliti.

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 19-vjeçar, i cili 6 muajt e stinorit vjeshtor i kaloi te skuadra e Vëllazërimit.

Mirëpo këto 3 përforcime nuk pritet të jenë të fundit në këtë afat kalimtarë të janarit, pasi drejtuesit e Struga Trim Lum janë në bisedime e sipër edhe me dy super futbollistë nga Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë.

Leave a Reply