FC Shkupi ka përfundar me fazën e parë të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit dhe pas një jave të kaluar në Dojran rikthehet në Çair. “Bardhekaltërit” kanë zhvilluar seancë stërvitore sot në stadiumin e Çairit, ndërsa nesër do të kenë ditë të lirë, pasi të enjten udhëtojnë drejt Antalias së Turqisë për fazën e dytë dhe finale të përgatitjeve, ku do të qëndrojnë rreth 18 ditë.
Kryesia e klubit nga Çairit ka organizuar edhe katër ndeshje kontrolluese dhe me 20 janar FC Shkupi do të luajë me skuadrën iraniane Sepahan. Ndeshja e dytë është përcaktuar me CSMS Lasi nga Rumania (23.01.2019), ‘testin’ e tretë skuadra shkupjane do ta ketë përballë MTK-së së Budapestit (26.01.2019), ndërsa çairasit kontrollueset i mbyllin me FK Sarajeven me 2 shkurt./InfOSport.mk