Adili flet nga Lituania: Ndihem i lumtur, shpresojë të bëhemi kampion!

Mevlan Adili firmosi sot me Zhalgirisin e Lituanisë dhe u prezantua para mediave. Shkupjani është shprehur i lumtur që bëhet pjesë e skuadrës lituaneze.

“Ndihem shumë mirë, jam i lumtur që bëhem anëtar i familjes Zhalgiris. Do të jap gjithçka për të ndihmuar ekipin në përmbushjen e objektivave. Unë e di se Zhalgiris është klubi më i mirë në Lituani dhe për at arsye kam ardhur këtu. Jam i bindur se do të kemi sukses dhe do të shpallemi kampion”, ka thënë fillimisht Adili për faqen zyrtare të Zhalgirisit, duke vazhduar për të folur për eksperiencën europiane “Ndeshjet në Ligën e Kampionëve më kanë dhënë përvojë të veçantë. Kam pasur rastin të konkurroj me klube të famshme dhe kjo ishte diçka e mrekullueshme. Unë nuk kam dyshim që me Zhalgirisin do të bëjmë më të mirën që mundemi”, ka përfunduar shkupjani.

Mevlan Adili firmosi kontratë 3 vjeçare me klubin lituanez dhe do të bartë në fanellë numrin 6.

 

Leave a Reply