Reali i Madridit falë një goli të shënuar nga Dani Sebajos në minutën e 88-të, arriti që të shënojë fitore 2:1 në përballjen në transfertë ndaj Betisit. Ishte kjo fitorja e parë e ‘mbretërve’ në vitin 2019-të, e cila megjithatë do të mbahet mend një kohë të gjatë, kjo pasi Reali i Madridit në fund doli me një të dhënë statistikore, që ndoshta asnjëherë nuk i kishte ndodhur, të paktën ndaj një skuadre modeste si Betisi.
Reali i Madridit në ndeshjen e mbrëmshme të zhvilluar në ‘Benito Villamarín’ kishte në posedim topin vetëm 27%, teksa Betisi plotë 73%.
Një statistikë e turpshme kjo për kampionët e Botës dhe Europës, që falë tre pikëshit të fituar në këtë ndeshje u barazuan me pikë me Seviljën në pozitën e tretë.
Pikërisht skuadra nga ‘Ramon Sançez Pizhuan’ do të jetë kundërshtari i rradhës i ‘mbretërve’ në ndeshjen më interesante të javës së 20-të, që në program është me datë 19 janar në ‘Santiago Bernabeu’ me fillim në ora 16:15.