Skuadra e Monakos ka nxjerrë një barazim në udhëtim te Olimpik Marseja në Velodrom, duke barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme të javës së 20-të njofton ‘infOSport.mk’.
Te skuadra nga Principata në këtë ndeshje debutimin e tyre në ‘Ligue 1’ kishin edhe dy nga përforcimet e fundit, Naldo dhe Cesk Fabregas. Që të dy ishin titullarë, duke lënë përshtypje të mirë, ndërsa në fund nga kjo transfertë e vështirë skukadra nga Monte Karlo u largua me një pikë të fituar.
Lopez vetëm pas 13 minutave lojë kaloi në epërsi Marsejën, ndërkohë barazimin Monako e arriti në minutën e 38-të me anë të Tielemans. Me këtë barazim Monako sërish mbeti në zonën e rrezikut, me vetëm 14 pikë të tubuara, ndërkohë Marseja është e 9-ta me 28 pikë.