Një mbrëmje humanitare do të organizohet në Zvicër me rastin e përvjetorit të 11-të të Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë mbrëmje humanitare, ku do të ketë një turne të futsallit, do të marrin pjesë ylli kosovar Xherdan Shaqiri, ish-kapiteni kuqezi Lorik Cana, si dhe humanisti i njohur, Halil Kastrati.
Kjo mbrëmje mësohet se do të mbahet në Gjenevë, derisa ka qenë vetë Cana i ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi në lidhje me informimin për këtë mbrëmje.
Kështu yjet e futbollit do të japin kontributin e tyre, ashtu si edhe humanisti Kastrati, i cili është bërë i njohur duke ndihmuar jetimët dhe ka bërë me shtëpi qindra familje.
Së fundmi, Halil Kastrati dhe Insajderi i dhuruan një banesë një familjeje nga Fushë Kosova.
“Më datën 17 shkurt për nder të Pavarësisë së Kosovës do të marr pjesë në një turne humanitar. Ju presim të gjithëve në një event humanitar për qëllime të ndershme”, – ka thënë Lorik Cana në një video-mesazh në rrjetin social ‘Facebook’.