Skuadra e KF Ferizajit që garon në Superligën e Kosovës, ndodhet në një krizë të thellë financiare, ku si pasojë shumica e futbollistëve janë larguar, në mesin e tyre edhe shkupjani, Bujamin Asani, njofton ‘infOSport.mk’.
Një situatë e këtillë si duket më së shumti ka prekur tifozët e kësaj skuadre, ‘Ujqit’, të cilët kanë nisur një fushatë të ngjashme të disa viteve më parë të ‘Ballistëve’ të Shkëndijës, kur kishin ftuar kompaninë gjigande të ‘Ecolog’ që ti thotë ‘PO’, Shkëndijës.
Grupi i tifozëve ‘Ujqit’ në këtë rast ftojnë gjigandin e derivateve të naftës në Kosovë, ‘HIB Petrol’, duke ftuar pronarët e kësaj kompanie gjigande që të marrin në pronësi skuadrën e qytetit të tyre.
‘HIB thuaj PO KF Ferizajt’, është thirrja e tifozëve të skuadrës ferizajase, të cilët shpresojnë të kenë fatin e njëjtë të ‘Ballistëve’ të Shkëndijës së Tetovës.
Ferizaji stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit kosovar e mbylli në pozitën e parafundit me 15 pikë, ashtu që do të zhvillojnë një luftë të ashpër për mbijetesë.