Skuadra kumanovare e Goblenit, që për herë të parë në historikun e vetë po garon në Ligën e Dytë – Perëndim, nga dita e sotme do të fillojë përgatitjet për stinorin pranveror, njofton ‘infOSport.mk’.
Edhe në pjesën e dytë të sezonit 2018/2019 skuadrën do ta udhëheq trajneri Florim Ymeri me ndihmësit e tij Afrim Latifi dhe Alil Osmani, ndërsa sot nga ora 15:00 përveç 3 përforcimeve të reja, pritet të prezantohet edhe drejtori i ri sportiv, Luan Dauti nga Kërçova.
Rikujtojmë Gobleni stinorin vjeshtorë në sezonin debutues në Ligën e dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e parafundit me 14 pikë.