Interi ka demoluar Beneventon me rezultatin 6:2 në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Italisë. ‘Zikaltërit’ avansuan vetëm pas dy minutave lojë me golin e realizuar nga ana e kapitenit Mauro Ikardi, që shënoi nga pika e bardhë. Nuk vonoi shumë dhe vetëm 4 minuta më vonë Kandreva shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e mysafirëve, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë, Dalbert bëri që Interi në pushim të shkoj me 3 gola epërsi.
Në minutën e 48-të Lautaro Martinez shënoi edhe golin e katërt për ‘zikaltërit’, ndërkohë golin e parë për Beneventon e realizoi Roberto Insinje në minutën e 58-të nga gjuatja e lirë.
GOLAT NGA NDESHJA INTER – BENEVENTO, NDIQENI KËTU
Në minutën e 66-të te Interi sërish në skenë doli sulmuesi argjentinas, Martinez, që realizoi golin e dytë personal, ndërsa 7 minuta më pas golin e dytë e realizoi edhe skuadra e Beneventos, me autorë Bandineli.
Golin e fundit për Interit dhe njëherit të këtij takimi e realizoi Kandreva në minutën e 95-të. Falë kësaj fitore Interi siguroi një vend për në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Italisë, ku e pret përballja me Lacion. Ndeshja e kësaj faze do të zhvillohet me 30 janar në Romë.