Gjest i madh i Bllashçikovskit, rikthehet të luaj pa para për ta shpëtuar klubin e zemrës në Poloni

Jakub Bllashçikovski i ka dhënë fund aventurës së tij në futbollin gjerman, duke u rikthyer në klubin e tij të fëmijërisë Visla Krakov. Kjo e fundit po përjetin një krizë të madhe financiare, ndërsa pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja e vendimit të Bllashçikovskit, për tu rikthyer në vendlindje, me qëllim për ta shpëtuar klubin e zemrës nga kriza e madhe financiare dhe organizative që e ka kapluar.

Bllashçikovski së fundmi ishte pjesë e Volfsburgut, ndërsa momentet e tij më të mira i kishte kaluar te skuadra e Borusia Dortmundit.


LEXO GJITHASHTU: Bllashçikovski prish kontratën me Volfsburgun


Ai tashmë i është bashkuar skuadrës së Visla Krakov, me ç’rast ka filluar edhe përgatitjet për stinorin pranveror. Bllashçikovski pjesë e skuadrës së njohur polake ishte nga viti 2005 deri në vitin 2007, mirëpo duke qenë se ishte klubi i tij i parë në karrierë, mesfushori nuk ka mundur ta harrojë atë asnjëherë.

Madje, Bllashçikovski ka hapur një fondacion “Gjesti human” për ta shpëtuar klubin nga bankrotimi, ndërsa se dashuria e tij për këtë klub është shumë e sinqertë vërtetojnë edhe ofertat e refuzuara nga disa klube europiane.

Visla Krakov stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit polak e mbylli në pozitën e 8-të.

Leave a Reply