Gjesti i mospërfilljes së emrit të Stojançe Stoilovit nga komentatori i TVM2, Mustafa Ademi gjatë ndeshjes hendbollistike mes Maqedonisë dhe Japonisë është shoqëruar nga një lum reagimesh.
Përmes një reagimi në profilin e tij zyrtarë në ‘Facebook’, gazetari dhe opinionisti i njohur nga Shkupi, Naim Sinani ka shprehur mbështetje të hapur për komentatorin sportiv, Mustafa Ademi, duke thënë se ky i fundit ka dëshmuar profesionalizëm të lartë dhe respekt për shikuesit.
Sa i përket reagimeve nga mediat maqedonase, Sinani thekson se në vend që këta të fundit të kritikojnë gjestin jo sportiv të hendbollistit që injoroi gjuhën shqipe pak javë më parë gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve, ata merren me Ademin i cili ka kryer vetëm detyrën e tij.
“Respekt dhe mbështetje maksimale për kolegun Mustafa Ademi, i cili dëshmoi profesionalizëm të lartë dhe respekt për shikuesit tanë duke mos përmendur emrin e hendbollistit me numrin 5 të reprezentacionit të Maqedonisë, i cili i dha vetes të drejtë të injoroi dhe nënçmoj gjuhën shqipe e me atë edhe shqiptarët në një aktivitet sportiv. Dhe për çudi, në disa media në gjuhën maqedonase në vend që të kritikojnë gjestin jo sportiv e nacionalist të hendbollistit antishqiptar, i cili prej asaj dite jo vetëm për kolegun Ademi por edhe për mua paraqet vetëm numër, ata kërkojnë të merren masa ndaj kolegut Ademi” – kishte shkruar Sinani në ‘Facebook’.
Sakaq, komentatorit Ademi morri mbështetje edhe nga kryeredaktorja e TVM2, Migena Gorenca e cila theksoi se qëndron pas gjestit në fjalë të komentatorit.
Brravo Tafo, ata që ofendojnë shqiptarët nuk meritojnë të thirren në emër ata paraqesin vetëm numër. Respekt dhe…
Публикувахте от Naim Sinani в Неделя, 13 януари 2019 г.