Shkëndija e Tetovës ka mbyllur javën e parë të përgatitjeve dimërore dhe stafi teknik gradualisht zmadhon intensitetin dhe ngarkesën në seancat stërvitore.
Në bazë të planprogramit të ekipit të parë për këtë periudhë të përgatitjeve janë planifikuar të zhvillohen dy ndeshje kontrolluese.
Kështu të mërkurën (16 janar) në qendrën sportive në Tetovë kuqezinjtë do të kenë testin e parë me Renovën, ndërsa më 20 janar poashtu në Tetovë pason kontrolluesja me Makedonija Gj.P..
Vetëm dy ditë më pas ekspedita ‘kuqezi’ do të niset drejt Turqisë, aty ku deri me 5 shkurt do të qëndrojë në Antalia të Turqisë, ndërsa që tani kanë caktuar edhe emrat e 4 kundërshtarëve nga gjithsej 5 ndeshje të parapara në kuadër të miqësoreve në tokën turke.
Kësisoj ndeshjen e parë në Belek të Turqisë, Shkëndija do ta zhvillojë kundër skuadrës zvicerane të Grashopers me 24 janar. Vetëm 4 ditë më pas ‘kuqezinjtë’ do të përballen me rusët e Orenburg, ndërsa me 29 janar për kundërshtarë do të kenë skuadrën austriake të Sent Polten.
Ndeshjen e fundit në tokën turke të besuarit e trajnerit Qatip Osmani do ta zhvillojnë me 4 shkurt, mirëpo ende nuk është konfirmuar emri i kundërshtarit.
Orari i ndeshjeve kontrolluese në Turqi: |
24/01 Shkëndija vs FC Grasshopper (Zvicër) |
– ora 15:00 (CET) Maxx Royal Sport Center, Belek |
28/01 Shkëndija vs FC Orenburg (Rusi) |
– ora 18:00 (CET) Gloria Serenity Sport Center, Belek |
29/01 Shkëndija vs FC St. Polten (Austri) |
– ora 15:00 (CET) Susesi Sport Center, Belek |
04/02 Shkëndija vs ??? – pritet konfirmim i kundërshtarit |