Renova cakton miqësoret e para për vitin 2019-të

Futbollistët e Renovës nga data 8 janar kanë filluar me përgatitjet për stinorin pranveror. Ata po përgatiten në Tetovë, aty ku do të qëndrojnë deri me 25 janar, që më pas të vijojnë me fazën kryesore në Ohër, ku pritet të qëndrojnë deri me 6 shkurt.

Dhe derisa ekipi po përgatitet, drejtuesit e klubit bashkë me stafin teknik kanë caktuar edhe miqësoret e para për vitin 2019-të, njofton ‘infOSport.mk’. Kundërshtari i parë i ‘bardhekaltërve’ nga Tetova është rivali i tyre lokal, Shkëndija. Kjo ndeshje në program është me datë 16 janar, ndërsa vetëm 6 ditë më pas ‘gjipspunuesit’ do të përballen me Pobedën nga Prilepi.

Me 1 shkurt pason ndeshja kundër kampionëve vjeshtorë të Ligës së Dytë – Perëndim, Struga Trim Lum, ndërsa edhe një ndeshje tjetër futbollistët e Renovës do të zhvillojnë me 6 shkurt në Ohër.

Leave a Reply