Real Madridi nuk po kalon aspak çaste të mira në vitin e ri kalendarik 2019-të, teksa në dy ndeshje kampionale nuk arriti dot të shënojë fitore. ‘Madrilenët’ barazuan 2:2 ndaj Viljarealit në transfertë, teksa u mundën në Bernabeu ndaj Real Sociedadit të Adnan Januzajt.
E gjithë kjo ka krijuar një klimë të keqe në kampin e ‘mbretërve’, të cilët tashmë në përballjen e rradhës ndaj Betisit, e vlefshme për javën e 19-të po hasin në problemin e futbollistëve të lënduar.
Plotë 7 emra pritet të mungojnë për ndeshjen e së dielës në stadiumin ‘Benito Villamarín’, ndërsa problemi më i madh do të jetë reparti i sulmit, aty ku do të mungojnë Bejll, Asensio, Lukas Vaskez, por edhe Vinicius Zhunior. Te braziliani është konstatuar një gjendje gripale dhe me të gjitha gjasat nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen e 13 janarit.
Në listën e futbollistëve që do të mungojnë janë edhe Toni Kros, Ljorente dhe portieri, Kurtua.