Makedonija Gj.P prezanton edhe brazilianin e tretë

Brenda pak ditëve Makedonija Gj.P ka prezantuar edhe brazilianin e tretë gjatë afatit kalimtarë të dimrit, njofton ‘infOSport.mk’.

Pas Paulo Eduardo Karvaljo dhe Andre Penalva, drejtuesit e skuadrës nga Gjore Petrovi gjatë ditës së sotme kanë prezantuar edhe mbrojtësin e krahut të majtë, Izaldo Braz Zhunior.

Ky i fundit vjen si zëvendësues i Leovigaldo Zhunior Reis Rodrigez, i cili vendosi që karrierën e tij ta vazhdojë te Vardari.

Izaldo te Makedonija GJ.P vjen si futbollistë i lirë, pasi i përfundoi kontrata me skuadrën braziliane të Salgueiro.

Gjatë karrierës së tij 25-vjeçari Izaldo përveç në vendlindjen e tij në Brazil, për 6 muaj kishte qenë edhe pjesë e skuadrës moldave të Zimbru, transmeton ‘infOSport.mk’.

Rikujtojmë përveç 3 brazilianëve të lartëpërmendur, Makedonija GJ.P gatë ditës së djeshme prezantoi edhe Benjamin Demir, ish futbollistin e Rabotniçkit, Skopjes, Teteksit, EuroMilkut, Pelisterit dhe Vardarit, aty ku edhe e kishte filluar karrierën e tij. Ndryshe te ‘verdhekuqtë’ Demir erdhi nga skuadra serbe e Suboticës, ndërsa jashtë Maqedonisë kishte luajtur edhe me skuadrën kroate të Inter Zapreshiç.

Leave a Reply