Bartësi i trofeut të Kupës, Juventusi pa shumë probleme ka mundur Bolonjën me rezultatin 2:0 në ndeshjen e 1/8 së finales. Golat për ‘biankonerët’, të cilët do të tentojnë edhe trofeun e pestë me rradhë në kuadër të Kupës së Italisë, i realizuan Bernardeski në minutën e 9-të dhe Mojs Kin në fillim të pjesës së dytë.
Në çerekfinale Juventusi do të mirëpret fituesin nga përballja midis Kaljarit dhe Atalantas. Juventusi që mbrojtjen e trofeut e nisi nga faza e 1/8 së finales, për të 12-tin vitë me rradhë arriti që të kualifikohet për në ndeshjet çerekfinale.