Të jesh afër njeriut më të gjatë në Kosovë, ish basketbollistit të mirënjohur Ferit Zekolli, sigurisht se do të dukesh shumë i shkurtër. Të tillë dukeshin edhe tre gazetarët e sportit nga Maqedonia që u fotografuan me Zekollin në ceremoninë e mbrëmshme të SHGSK-së që u zhvillua në Prishtinë dhe çdo herë që bisedonin me të duhej të shikonin goxha lartë. Zekolli është i gjatë 212 centimetra dhe një njeri i respektuar në botën sportive.
Në foto janë gazetarët sportiv Aziz Sahiti, Shaban Sinani, Faton Zylbehari (zëdhënës i FFM-së dhe Shkëndijës) dhe kryetari i SHGSK-së, Arlind Grantolli.