Pas shitjes së mesfushorit Kristian Pulishiç, drejtuesit e Borusia Dortmundit janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij.
Ylli amerikan do t’i bashkohet Çelzit në verë për një shumë prej 64 milionë eurove, ndërsa që tani ‘milionerët’ po mendojnë transferimin e belgut Thorgan Hazard, i cili është duke zhvilluar një stinor të jashtëzakonshëm me Borusia Menhengladbahun.
Hazard me Gladbahun ka kontratë deri në verën e vitit 2020, mirëpo nuk ka pranuar vazhdimin e saj, ndërsa kjo ju jep shumë shpresa ‘verdhezinjëve’ se mund të vinë më lehtë deri te shërbimet e vëllait më të vogël të Eden Hazardit të Çelzit, për të cilin janë të gatshëm të harxhojnë plotë 35 milionë euro. Rikujtojmë Gladbahu në vitin 2015-të kishte harxhuar vetëm 8 milion euro për transferimin e Thorgan në Gjermani.
Në 19 ndeshje zyrtare gjatë këtij sezoni, Thorgan Hazard me fanellën e Gladbahut ka regjistruar 12 gola dhe 7 asistime.