Vardari transferon brazilianin Zhunior

Skuadra nënkampione e Maqedonisë Veriore, Vardari edhe përkundër problemeve financiare dhe buxehtit dukshëm të shkurtuar, ka arritur që në rradhët e veta të sjellë një emër të ri në prag të stinorit pranveror, ku si piksynim sërish do të ketë daljen në Europë, njofton ‘infOSport.mk’.

Pjesë e ‘kuqezinjëve’ nga Shkupi për pjesën e dytë të kampionatit do të jetë braziliani, Leovigildo Zhunior Reis Rodrigez, i cili gjatë stinorit vjeshtorë ishte pjesë e Makedonija Gj.P.

Ai në këtë mënyrë i bashkohet bashkëkombasit të tij, Vilian Lira, i cili me shumë gjasa do mbetet pjesë e Vardarit deri në fund të sezonit, njëjtë sikurse edhe mesfushori kamerunas Klarens Bitang, ukrainasi Evgenij Novak, si dhe Vladica Brdarovski dhe portieri Filip Gaçevski.

Emër i ri, gjatë stinorit pranveror do të jetë edhe sulmuesi i talentuar Bojan Kolevski, i cili ishte i huazuar te Boreci, ndërsa edhe përfundimisht nga rradhët e nënkampionëve të vendit janë larguar armeni Tigran Barsegian, argjentinasi Nikolas Heranc, braziliani Viktor Nildo Xhufo, rusi Maksim Maksimov si dhe portieri serbe, Aleksandar Kirovski.

‘Kuqezinjtë’ nga Shkupi tashmë disa ditë kanë startuar me fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror. Fazën e parë ata do ta zhvillojnë në Shkup, më saktësisht në qendrën e tyre stërvitore në Hipodrom, ku do të qëndrojnë deri me 16 janar, për të vijuar më pas me fazën e dytë dhe kryesore në Alania të Turqisë, ku kanë paraparë të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore.

Leave a Reply