Një takë drejt e në kokë, një ndër ndërhyrjet me të ashpra në Ligën e Kampionëve ishte ajo e Tomas Myller ndaj Niko Taljafikos, në ndeshjen që Bajern Munihu barazoi 3:3 me Ajaksin për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.
Goglat rezervuan përballjen Bajern Munih-Liverpul për fazën e 1/8 të finales. Myller, i ndëshkuar me karton të kuq për atë ndërhyrje nuk mund të luajë në ndeshjen e parë kundër “Reds” në “Enfilld Roud” me 19 shkurt.
Sot, UEFA ka publikuar vendimin se sulmuesi gjerman do të dënohet edhe me një ndeshje tjetër për atë ndërhyrje të rëndë.
Në total janë dy ndeshje që Myller nuk mund të luajë, të dyja kundër Liverpull (ndeshja e kthimit në “Allianc Arena” më 13 mars).
Në rast se Bajerni nuk ia del të kualifikohet për më tej, atëherë sulmuesi 29-vjeçar i jep fund me atë ndeshje kundër holandezëve eksperiencës së tij në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.
Bayern’s Thomas Muller is banned from playing 1st game at Anfield due to suspension for this awful foul vs Ajax. UEFA hearing on Jan 10th May decide to ban him for return leg too. pic.twitter.com/lkDOiBSWka
— LFC Scout Watch (@Mobyhaque1) December 17, 2018