Tre skukadra vihen pas shërbimeve të Fatih Jusufit

Ish futbollisti i FC Shkupit, Fatih Jusufi stinorin vjeshtorë shkëlqeu me fanellën e skuadrës së Vardarit nga Forina në Ligën e tretë – Perëndim. Ai në 11 ndeshje realizoi 9 gola, duke qenë njëri ndër më të merituarit që skuadra e tij në fund arriti që të shpallet kampione e vjeshtës, njofton ‘infOSport.mk’.

Falë paraqitjeve të tij të mira, shkupjani ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të Ligës së Dytë, edhe atë të kampionëve të vjeshtës në Ligën e Dytë – Lindje, Borecit si dhe skuadrës tjetër të kësaj konference, Kit Go.

Me largimin e Bojan Kolevskit, në sulmin e Borecit është krijuar një zbraztirë, ashtu që drejtuesit e skuadrës nga Velesi janë në kërkim të një sulmuesi të spikatur, si lloji i Jusufit, për të cilin gjithashtu thuhet se ka interesim edhe nga skuadra elitare e Bellasicës.

Leave a Reply