Kazuoshi Miura është futbollisti më i vjetër në historinë e futbollit që sapo ka rinovuar kontratën si profesionist edhe për një vit me skuadrën e Yokohama në ‘J2 Ligue’ të Japonisë. Miura do të jetë plot 52 vjeç kur ti përfundojë kontrata me ekipin e Yokohoma, duke u bërë futbollisti i vetëm në botë që luan në këto nivele në këtë moshë.
Rekordin e mbante Kevin Poole, portieri i Barton Albion, i cili i dha fund karrierës si profesionist në moshën 51-vjeçare në vitin 2014-të.
Japonezi do jetë rekordmen i vetëm në këtë drejtim pasi aktualisht është 51 vjeç e 11 muaj. Për më tepër sulmuesi mban edhe një tjetër rekord në historinë e futbollit. Në moshën 50 vjeç e 14 ditë ai shënoi golin e fitores për Yokohama, duke u bërë lojtari më i vjetër që shënon gol si profesionist.
Rekordi në fjalë mbahej nga Sir Stanley Mattheës, anglezi që luajti nga viti 1932-1965, deri në moshën 50-vjeçare me Stouk Sitin, ndërkohë Miura në karrierën e tij ka luajtur me skuadra si Santos apo Palemrias në Brazil, ndërsa në sezonin 1993-94 luajti me Xhenoan në ‘Seria A’, ku në 21 ndeshje shënoi 1 gol.
Në karrierën e tij sulmuesi japonez ka shënuar 173 gola, ku me skuadrën e Verdy Kaëasaki ka njohur suksesin më të madh nga sezoni 1990-1998, duke shënuar plotë 100 gola.
Ndërkohë me kombëtaren e Japonisë Miura në 89 ndeshje kishte realizuara 55 gola. Ndryshe në përgjithësi sulmuesi legjendar në 821 ndeshje profesionale ka shënuar 228 gola.