Barcelona po tregohet tepër agresive në këtë afat kalimtar. Shtypi britanik zbulon se ‘katalunasit’ kanë bërë një ofertë tjetër për brazilianin e Çelzit, Vilin, të cilin e kishin kërkuar edhe gjatë afatit kalimtarë të verës.
Megjitatë këtë herë, gjithnjë sipas shtypit britanik, Barcelona vjen me një propozim më ndryshe.
Drejtuesit ‘katalunas’ skuadrës londineze i kanë ofruar futbollistin e tyre, Malkom, plus të holla për kartonin e Vilian, mirëpo edhe kjo ofertë është kthyer mbrapsht nga ‘blutë’ e Londrës, kjo pasi trajneri Mauricio Sarri e shikon shumë të rëndësishëm 30-vjeçarin në formacionin e Çelzit.