Pas Benjamin Tatar dhe Amar Rahmanoviç, kontratën me skuadrën e njohur boshnjake të FK Sarajevo, e ka vazhduar edhe sulmuesi maqedonas, Krste Velkoski.
Futbollisti shkupjan sipas kontratës së re, pjesë e Sarajevës do të jetë deri verën e vitit 2021. Vazhdimi i bashkëpunimit ka kënaqur të dyja palët, ndërsa menjëherë pas hedhjes së firmës, Velkoski, tha: ‘Më vjen mirë që arritëm gjuhë të përbashkët me Sarajevën dhe që edhe në të ardhmen do të jem pjesë e këtij klubi. Gëzohëm që në grumbullimin e së dielës sërish do ti shoh kolegët e mi. Shpresojë që gjithë së bashku në fund ti arrijmë qëllimet’.
Velkoski për herë të parë Sarajevës i ishte bashkuar në vitin 2014-të, kur ishte transferuar nga rradhët e Rabotniçkit. Ai qëndroi për dy vite e dy muaj, për tu rikthyer sërish verën e vitit 2017-të.
Ai me Sarajevën numëron plotë 131 ndeshje dhe 52 gola, 8 prej të cilëve gjatë këtij stinori vjeshtorë në 17 ndeshje të zhvilluara.
Sarajeva stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e parë me 43 pikë, 5 më shumë se Zrinjski i vendit të dytë.