Revolucion te Sileksi, 6 transferime të reja dhe 6 largime

Prej dje edhe skuadra e Sileksit filloi përgatitjet për stinorin pranveror, duke shpresuar se në fund do i’a arrijë qëllimit që të ruaj statusin e skuadrës elitare.

Skuadra nga Kratova pjesën e parë të sezonit 2018/2019 në elitën e futbollit vendor e mbylli në pozitën e 8-të, me vetëm një pikë më shumë se dy skuadrat e fundit në renditje, ndërsa e gjithë kjo ka mobilizuar drejtuesit e skuadrës, të cilët që në start kanë përvelur krahët duke sjellë futbollistë të rinj në mesin e tyre. Plotë 6 lojtarë i janë bashkuar Sileksit, me portierin Efremov, që konsiderohet edhe si përforcimi më i madh, njofton ‘infOSport.mk’.

Ish portieri i Metalurgut, Rabotniçkit dhe Renovës, te Sileksi vjen si agjent i lirë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës bullgare të Lokomotivës nga Sofja. Përveç tij Sileksi ka angazhuar edhe portierin Stefan Istatov, si dhe futbollistët si Viktor Serafimovski, Denis Ristov, Petar Ikiq dhe Adrian Çavoli.

Ndërkohë në anën tjetër nga kjo skuadër u larguan vëllezërit Dimitar dhe Bllagojçe Ivanov, pastaj Petar Ljamçevski, Dario Desniq, Dejan Veleski si dhe portieri Spasoje Stefanoviç.

Leave a Reply