Ylber Alili më nuk është pjesë e Goblenit. Futbollisti 25-vjeçar, i ka dhënë fund qëndrimit të tij 6-vjeçar te skuadra kumanovare, me të cilën edicionin e kaluar arritën suksesin më të madh në histori, duke u kualifikuar në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton ‘infOSport.mk’.
Alili ishte një lider i padiskutueshëm i Goblenit dhe një ndër më meritorët e këtij suksesi, ndërsa cilësitë e tij dhe klasin e lartë, ai e dëshmoi edhe me paraqitjet në kuadër të stinorit vjeshtorë në Ligën e Dytë, kur thjesht ishte më i miri, duke shënuar 5 gola dhe duke asistuar në pjesën më të madhe të golave të shënuar nga ana e bashkëlojtarëve të tij.
LEXO GJITHASHTU: Gostivari kontakton Ylber Alilin e Goblen Junior!
Ndryshe Alili karrierën e tij e kishte nisur me skuadrën e Milanos me grupmoshat e reja, ndërsa në vitin 2011-të si 18-vjeçar ai u transferua në kampionatin slloven te skuadra e Krshko.
Për shërbimet e Alilit interesohen disa skuadra, si nga vendi ashtu edhe jashtë, përfshirë këtu edhe Superligën e Kosovës.