Njoftimi i ndarjes nga Leonard Zhuta që ka bërë Rijeka në rrjetin social “fejsbuk” është vërshyer nga komentet pozitive që kanë bërë tifozët e skuadrës kroate për shqiptarin, duke e vlerësuar atë jo si një futbollist të thjeshtë, por si një legjendë e klubit.
Rijeka ka njoftuar se Zhuta do të vazhdojë karrierën e tij në Superligën turke te skuadra e Konjasporit dhe gjithashtu i ka uruar fat dhe sukses shqiptarit në skuadrën e tij të re, duke shpërndarë edhe disa fotografi të futbollistit nga Maqedonia. Por ajo që bie në sy, ishin komentet e shumta dhe asnjë prej tyre negative, ku sigurisht kur bëhet fjalë për një respekt dhe vlerësim aq të madhe nga disa të huaj për një shqiptarë, është e pamundur të mos ndjehesh krenar. /InfOSport.mk
Leonard Zuta karijeru će nastaviti u redovima turskog Konyaspor . Zuta je bio standardan član prve postave i dio ekipe…
Публикувахте от NK Rijeka в Вторник, 8 януари 2019 г.