Hendbollistët e përfaqsueses së Maqedonisë kanë arritur në Munih, qytet ky që do ti mirëpret ndeshjet e grupit ‘B’, ku përveç ‘verdhekuqve’ në grup janë edhe Spanja, Kroacia, Islanda, Bahreini dhe Japonia, njofton ‘infOSport.mk’.
Pikërisht këta të fundit janë edhe kundërshtari i parë i Maqedonisë në këtë mundial, i cili nga data 10 deri me 27 janar do të zhvillohet në 6 qytete të ndryshme të Gjermanisë dhe Danimarkës, që këtë herë së bashku po organizojnë këtë event shumë të rëndësishëm hendbollistik.
Maqedonia ndeshjen e parë kundër Japonisë do ta zhvillojë me datë 11 janar në ora 15:30, për të vijuar më pas me ndeshjen ndaj Bahreinit me 13 janar. Vetëm një ditë më vonë me fillim në ora 18:00, Maqedonia do të ketë testin e parë më të vështirë kundër Kroacisë, ndërsa dy ndeshjet e fundit të grupit kundër Spanjës dhe Islandës, i zhvillon me datë 16, gjegjësisht 17 janar, transmeton ‘infOSport.mk’.
Drejt Munihut në këtë Botëror për shkak të një lëndimi në stërvitjen e fundit nuk udhëtoi Dimitar Dimitrovski, vendin e të cilit e zuri Milan Lazarevski.
Më poshtë keni listën e hendbollistëve që do të përfaqësojnë Maqedoninë në Botërorin e Gjermanisë dhe Danimarkës, ku pa diskutim se lider do të jetë kapiteni Kire Lazarov.