Kapiteni i Interit, Mauro Ikardi është gjobitur nga ana e klubit të tij për shkak se mungoi në stërvitjen e parë të vitit 2019-të. Argjentinasi nuk ishte pjesë e sëtërvitjes së mbrëmshme, duke u rikthyer me një ditë vonesë nga vendlindja e tij në Argjentinë, aty ku i kaloi festat e fundvitit.
Arsyeja e vonesës së Ikardit, ishte fluturimi i anuluar, për të cilën gjë kapiteni ‘zikaltër’ kishte njoftuar drejtuesit e klubit.
Tashmë Maurito do të gjobitet, ashtu siç parashohin rregullat e klubit.
#Inter, #Icardi multato per il rientro in ritardo https://t.co/SIQGWXyvfV
— Corriere dello Sport (@CorSport) January 9, 2019