Skuadra e Sileksit prej sot edhe zyrtarisht ka nisur fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror, ku kjo skuadër shpreson ti shpëtojë më të keqes, rënies një kategori më poshtë. Kjo skuadër fazën e parë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Kratovë, ku do të qëndrojë deri me 2 shkurt, që më pas të vijojë përgatitjet në Ohër, ku janë parapë të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore.
Në mesin e futbollistëve të grumbulluar nga ana e trajnerit Mitevski, vërehej edhe prezenca e portierit të talentuar, Istatov si dhe sulmuesit serb, Ikiq.
Bëhet fjalë për një futbollistë 27-vjeçar i cili posedon aftësi të larta realizuese. Ai dy vitet e fundit ishte pjesë e skuadrës së Singjeliq nga Nishi, ku në 50 ndeshje ka regjistruar 18 gola dhe 30 asistime.