Shkëndija po interesohet për super talentin kosovar

Shkëndija e Tetovës viteve të fundit po luan një rol të rëndësishëm në futbollin tonë vendor. Skuadra tetovare sezonin e kaluar u kurorëzua me të dy titujt, duke u shpallur kampion dhe njëkohësisht duke fituar Kupën e Maqedonisë, ndërsa edhe me grupmoshat e reja arriti që të dalë kampion në shumë kategori, duke dëshmuar se kjo skuadër po punon me plane afatgjate, shkruan ‘infOSport.mk’.

Dëshmi më e mirë për këtë është edhe talenti 16-vjeçar i Lirisë së Prizrenit, Diellor Beseni, për të cilin drejtuesit ‘kuqezinjë’ po këmbëngulin që ta transferojnë në rradhët e tyre.

Beseni llogaritet si njëri ndër talentët më të mëdhenj të futbollit në Kosovë. Ai ka shkëlqyer në kategoritë e reja tash e një kohë, ndërsa së fundmi ai është ftuar edhe nga Kombëtarja U17 e Shqipërisë.

Ndonëse bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 16-vjeçar, ai është ftuar nga trajneri italian, Alberto Anesse për të stërvitur me skuadrën e parë të Lirisë nga Prizreni, skuadër kjo që ka kartonin e tij dhe me siguri se për shërbimet e tij do të kërkojë një shumë të konsiderueshme të hollash.

Leave a Reply