PSZH premion e fituar i’a falë ekipit kundërshtarë  

Drejtuesit e Paris Sen Zhermenit vendosën që të shpërblejnë ekipin e divizionit të pestë, Pontivi, njëherit kundërshtarin e tyre në kuadër të 1/32 së finales së Kupës së Francës, transmeton ‘infOSport.mk’.

Ashtu edhe siç pritej Paris Sen Zhermeni doli fitues në këtë përballje me rezultatin 4:0, ndërsa premion e fituar nga kjo përballje, ata vendosën që t’ia  dhurojnë ekipit kundërshtarë.

Në këtë mënyrë ata nderuan këtë skuadër modeste, buxheti vjetor i së cilës arrinë shifrën prej 400 mijë euro.

Siç informuan nga tabori i PSZH-së, shumën prej 120 mijë eurove të fituar me kualifikimin në ndeshjet e 1/16 së finales do i’a dhurojnë skuadrës së Pontivit.

Leave a Reply