Pepe javë më parë i dha fund aventurës së tij me Beshiktashin në futbollin elitar turk. Ai pjesë e gjigandëve nga Stambolli ishte për 17 muaj, ndërsa kur të gjithë menduan se ai do të rikthehet në vendlindje te ish skuadra e tij Porto, së fundmi në pistë ka dalë edhe skuadra franceze e Monakos, që me çdo kusht po kërkon futbollistë me përvojë për ti shpëtuar më të keqes, rënies në Ligën e dytë franceze.
Ndryshe për shërbimet e mbrojtësit portugez interes kishte shfaqur edhe Arsenali, mirëpo si duket Pepe i ka premtuar ish sulmuesit francez Tieri Henry, se do t’i bashkohet Monakos.
Sipas mediave angleze, ka qenë kjo arsyeja edhe e dështimit të marrëveshjes mes Pepes dhe Portos, ashtu siç ishte folur pak ditë më parë.
Në principatën franceze, Pepe do të gjejë edhe mesfushorin spanjoll Cesk Fabregas, i cili ka lënë Çelzin dhe pritet të zyrtarizohet nga momenti në moment me fanellën e Monakos.